Liverpooli luan pa frikë
Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka folur për uebfaqen zyrtare të klubit për fitoren e madhe të skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt. Trajneri britanik thotë se Reds nuk kanë frikë nga askush dhe se do të mundohen t’i fitojnë katër ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit, për t’u shpallur kampionë pas një…
Sport
Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka folur për uebfaqen zyrtare të klubit për fitoren e madhe të skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt.
Trajneri britanik thotë se Reds nuk kanë frikë nga askush dhe se do të mundohen t’i fitojnë katër ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit, për t’u shpallur kampionë pas një kohe të gjatë.
“Nuk kemi nevojë të ndryshojmë asgjë, po luajmë pa frikë kundër secilit kundërshtar. Ka ende pikë për t’u fituar dhe City duhet t’i luajë edhe dy ndeshje. Por, ne e shikojmë ekskluzivisht punën tonë”, deklaroi Rodgers.
Liverpooli aktualisht i ka 77 pikë, dy më shumë se përcjellësi kryesor, Chelsea dhe shtatë më tepër se Manchester City, i cili megjithatë i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.