Liverpooli kërkon ALvesin
Skuadra angleze, Liverpool, është duke kërkuar të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Daniel Alves i cili do të largohet nga Camp Nou në fundin e këtij sezoni.

Sport
Sipas të përditshmes angleze, Daily Mirror, mësojmë se Liverpooli është duke kërkuar të sigurojë shërbimet e Alvesit.
Për më shumë, e përditshmja në fjalë, ka raportuar se skuadra e drejtuar nga Brendan Rodgers është shumë afër të arrijë një marrëveshje të tillë.
Kjo do të thotë se Liverpooli do të fitojë garën me Manchester Unitedin, skuadër kjo që është gjithashtu në garë për shërbimet e brazilianit.