Liverpooli interesohet për Balotellin
Liverpooli ia ka vënë syrin Mario Balotellit. Sulmuesi italian mund të largohet nga Milani gjatë kësaj vere dhe e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me Premierligën.

Sport
Liverpooli është futur në garë për Mario Balotellin. Reds i janë bashkuar Arsenalit, i cili po ashtu e kërkon sulmuesin e Milanit, i cili pritet të largohet nga San Siro gjatë kësaj vere.
Në fakt, në rast se e shet Luis Suarezin, klubi nga Anfield Road do të mundohet ta sjell në Angli ish futbollistin e Interit dhe Manchester Cityt.
23 vjeçari është i pakënaqur me tretmanin që po i bëhet tek Rossoneri, por edhe tek përfaqësuesja italiane, si dhe me fyerjet raciste në stadiumet tjera, prandaj e ka kërkuar largimin nga Serie A, njofton e përditshmja italiane, Tuttosport.