Liverpooli i futet garës për Illarramendin

Skuadra angleze e Liverpoolit i është futur seriozisht garës për të transferuar mesfushorin e Real Madridit, Asierl Illarramendit.

Sport

03/03/2015 20:00

Sipas raportit të bërë nga e përditshmja angleze, Daily Star, mësojmë se Liverpooli është duke kërkuar shërbimet  e Asier Illarramendit.

Raportet thonë se Brendan Rodgers e sheh lojtarin e Realit si një zëvendësues potencial të Steven Gerrardit i cili do të largohet nga Liverpooli në fundin e këtij sezoni.

Anglezi do të transferohet në LA Galaxy në fundin e këtij sezonit, dhe Illarramendi shihet si një zëvendësues i denjë për të.