Liverpooli i frikshëm drejt titullit, Mane e Salah ‘eliminojnë’ pengesën e quajtur Newcastle

Liverpooli e ka vazhduar formën e shkëlqyeshme që po kalon në sezonin e ri në Premierligë.

Sport

14/09/2019 15:20

‘Të Kuqtë’ kanë marrë fitoren e pestë në po kaq ndeshje, duke mposhtur Newcastle 3-1 dhe duke u bërë skuadra e vetme në Angli që ka pikë të plota.

Gjithsesi, ‘Anfield’ u shokua kur në minutën e 7’ Jetro Willems realizoi për 0-1.

Por ky ishte momenti i vetëm i mysafirëve, pasi vendasit morën lojën në dorë dhe qysh në 45 minutëshin e parë përmbysën gjithçka.

Sadio Mane (28’ 40’) shënoi dy herë dhe kështu i dha qetësi ekipit të tij në zhveshtore.

Pas një superaksioni, Mohamed Salah (72’) vulosi rezultatin 3-1 dhe i dha tre pikë të reja skuadrës së tij.

Liverpooli pozicionohet në vendin e parë me 15 pikë, kurse Newcastle mbetet në kuotën e 4 pikëve. /Lajmi.net/