Liverpooli e zëvendësoi Suarezin me gjashtë lojtarë

Liveropoli mbeti pa Luis Suarezin, por i transferoi gjashtë futbollistë. Por, shtrohet pyetja se a do të jenë në gjendje këta lojtarë ta mbulojnë mungesën e yllit uruguaian?

Sport

30/07/2014 20:33

Liverpooli mbeti pa yllin Luis Suarez gjatë kësaj vere. Shumëkush mendonte se Reds nuk kanë ‘të gjallë’ pa futbollistin uruguaian, i cili i realizoi 31 gola sezonin e kaluar.

Mirëpo, klubi nga Anfield Road u mundua sadopak ta mbulojë zbrazëtirën e Suarezit duke sjell gjashtë përforcime.

Dejan Lovren, Adam Lallana, Lazar Markovic, Rickie Lambert, Emre Can e Divock Origi janë futbollistët që do t’i mbrojnë ngjyrat e këtij klubi nga sezoni i ardhshëm.

Por, shtrohet pyetja: a do të jenë të aftë ata ta mbulojnë mungesën e Suarezit?

Kjo mbetet të shihet pas fillimit të sezonit të ri në kampionatin anglez.