Liverpooli e nis me fitore (Video)

Liverpooli e ka nisur sezonin e ri me fitore. Reds e mposhtën Southamptonin me rezultat 2:1, falë golave të Sterling e Sturridge.

Sport

17/08/2014 17:22

Liverpooli e ka nisur mbarë sezonin e ri në Premierligë. Reds ia dolën ta mposhtin Southamptonin me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar sot në Anfield Road.

Raheem Sterling i kaloi vendësit në epërsi në minutën e 23-të, ndërsa Nathaniel Clyne e barazoi rezultatin në minutën e 56-të.

Kurse, tri pikët e para Liverpoolit ia siguroi Daniel Sturridge, që shënoi në minutën e 79.