Liverpooli e mposht kampionin (Video)

Liverpooli e ka mposhtur kampionin anglez, Manchester City me penallti, pasi loja e rregullt përfundoi baras, 2:2, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Guiness Internetional Champions Cup.

Sport

31/07/2014 09:37

Liverpooli i është hakmarrë në njëfarë mënyrë Manchester Cityt, i cili ia rrëmbeu titullin e kampionit në Premierligë në xhirot e fundit të sezonit të kaluar.

Reds e fituan ndeshjen e dytë në Guiness International Champions Cup, duke i mposhtur Citizens me penallti, në stadiumin fantastik Yankee Stadium.

Kampionëve të Anglisë nuk iu mjaftoi dygolëshi i Stevan Jovetic, pasi për ekipin e Brendan Rodgers shënuan Jordan Henderson e Raheem Sterling, që shënoi në minutën e 85-të.

Në penallti fitoi Liverpooli 5-3.