Liverpooli e do Iscon

Liverpooli ia ka mësyrë mesfushorit të Real Madridit, Isco, i cili nuk ka arritur të bind dhe të gjejë hapësira në Santiago Bernabeu.

Sport

20/07/2014 01:40

Duke e pasur parasysh arritjen eventuale të James Rodriguez dhe asaj të konkretizuar të Toni Kroos, mesfushori spanjoll Isco po e konsideron mundësinë e largimit nga Real Madridit.

Sipas Goal.com, në rast se Los Blancos vendosin ta shesin talentin spanjoll, në ‘pole-position’ qëndron Liverpooli, i cili ka fituar shumë para nga shitja e Luis Suarez.

Reds janë mjaft të interesuar për ish futbollistin e Malagas, i cili nuk arriti të bind me kualitetin e tij dhe nuk ia doli ta zë një vend titullari në ekipin nga Santiago Bernabeu.

Për Iscon, interesim ka shprehur edhe Milani, i cili e kërkon në formë huazimi për një sezon.