Liverpooli e do Falcaon hua
Liverpooli kërkon ta huazojë Radamel Falcaon për një vit. Reds janë të gatshëm t’ia ofrojnë Monacos 15 milionë euro, vetëm për t’ia lëshuar për një sezon sulmuesin kolumbian.

Sport
Liverpooli është i gatshëm t’ia ofrojë Monacos afro 15 milionë euro, për ta huazuar Radamel Falcaon deri në fund të këtij sezoni.
Reds janë të vendosur ta transferojnë një sulmues të klasit botëror këtë verë, pas largimit të Luis Suarezit, i cili iu bashkua Barcelonës kohë më parë.
Dhe, ish futbollisti i Monacos dhe Atletico Madridit shihet si lojtari ideal për të luajtur në Anfield Road, në kërkim të titullit të kampionit, të cilin Reds e lëshuan nga duart sezonin e kaluar.
Në klauzolë mund të vendoset pika e cila e përcakton transferimin përfundimtar të futbollistit në Angli pas një viti.