Liverpooli e do Coentraon

Fabio Coentrao, sipas të gjitha gjasave, do të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere. Futbollisti portugez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, prandaj ai mund t’i bëjë valixhet gati. Sipas tabloidit Sunday People, mbrojtësi i majtë, njëherësh mesfushori i krahut, ka rënë në radar të Liverpoolit. Reds duket se e kanë…

Sport

06/04/2014 13:30

Fabio Coentrao, sipas të gjitha gjasave, do të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere. Futbollisti portugez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, prandaj ai mund t’i bëjë valixhet gati.

Sipas tabloidit Sunday People, mbrojtësi i majtë, njëherësh mesfushori i krahut, ka rënë në radar të Liverpoolit.

Reds duket se e kanë kontaktuar menaxherin e futbollistit, Jorge Mendes, ndërsa thuhet se palët po ashtu janë takuar këtë javë, për të biseduar rreth një marrëveshjeje të mundshme.

‘Los Blancos’, për futbollistin që e blenë afro 30 milionë euro, kërkojnë afro 15 milionë euro.

Për përfaqësuesin portugez, interesim kanë shprehur edhe Manchester City dhe Monaco.