Liverpooli bënë një hap fals në garën për titull, ndan pikët me Tottenham
Përfundon pa fitues derbi i xhiros 35 në Premier Ligë në mes Liverpool – Tottenham.
Sport
1:1 është rezultati final në ndeshjen në mes ‘Reds’ dhe ‘Spurs’.
U zhvillua një ndeshje me intensitet të madh nga të dy ekipet.
Në pjesë e parë ekipi vendas ishin më kërkues për golin, por nuk konkretizuan rastet.
Mysafirët kërkonin të rrezikonin me anë të kundërsulmeve, megjithatë nuk ishin të saktë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, shkruan lajmi.net.
45 minutat e dytë ishin më të zjarret, pasi u zhvillua një ndeshje me më shumë raste.
Ishte minuta e 56` kur Heung-Min Son shënoi për t`ia dhuruar epërsinë Tottenham.
Liverpooli pas goli të disavantazhit, po kërkonin të barazonin ndeshjen.
Luis Diaz ishte nga jashtë zona bëri një goditje që u konkretizua në gol, në minutën e 74 të ndeshjes.
Kështu Liverpooli bënë një hap para drejt titullit, pas këtij barazimi.
Ata ngjiten përkohësisht në vendin e parë me 83 pikë, aq sa ka Man City, por ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Tottenham qëndron në vendin e pestë me 63 pikë gjithsej./Lajmi.net/