Liverpooli arrin marrëveshje me Fabio Carvalho

Liverpooli ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit portugez të Fulhamit, Fabio Carvalho.

Sport

07/04/2022 16:49

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, gjiganti anglez Liverpool ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Fulham, Fabio Carvalho, përcjell lajmi.net.

Portugezi ka përfunduar testet mjekësore te ‘Reds’, pasi Fulham kishte dhënë dritën e gjelbër për këtë gjë.

Liverpooli do duhet të paguajnë 5 milionë euro plus 2.7 milionë bonus për lojtarin, i cili pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027.

Në 37 paraqitje me Fulhamin këtë sezon, mesfushori ai ka shënuar nëntë gola dhe ka regjistruat shtatë asistime./Lajmi.net/