Liverpooli, 64 milionë për Benzeman
Mediat britanike kanë raportuar gjatë ditës së sotme se skuadra e Liverpoolit ka lansuar një ofertë prej 64 milionë euro për shërbimet e Karim Benzemas.

Sport
Sipas raportit të bërë nga Daily Star, mësojmë se Liverpooli ka lansuar një ofertë prej 64 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzemas.
The Reds dëshirojnë të sjellin sulmuesin francez në Anfield, edhe pse ai ka rinovuar kontratën e tij me Realin gjatë gushtit të kaluar.
Përndryshe, Benzema njihet si njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë, i cili do të sjellte kualitete të larta në sulmin e skuadrës të drejtuar nga Brendan Rodgers.