Liverpooli, 59 milionë funte për Song e Cavani

Liverpooli nuk e ka ndërmend të ndalet. Gjiganti britanik po planifikon të përforcohet me mesfushorin Alex Song dhe sulmuesin Edinson Cavani, për të cilët ka bërë gati 59 milionë funte.

Sport

17/08/2014 23:00

Liverpooli s’ka kryer ende punë me afatin kalimtar të verës. Reds po planifikojnë ta bëjnë ofanzivën e fundit, vetëm dy javë pa përfunduar sezoni.

Sipas mediave britanike, gjiganti anglez i ka bërë gati 59 milionë euro, mbi 70 milionë euro, për mesfushorin e Barcelonës, Alex Song dhe sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani.

Ky i fundit shihet si zëvendësues ideal i Luis Suarezit, i cili përfundoi gjatë kësaj vere në Barcelonë.