Liverpool të hapur për shitjen e Lallana

Liverpool janë gati t’i hapin derën e largimit yllit të skuadrës, Adam Lallana.

Sport

18/10/2019 13:01

‘Reds’ po përgatiten që të lirojnë nga skuadra Lallanana, gjatë fundit të sezonit, sipas raportimeve të ‘Football Insider’, transmeton lajmi.net.

Skuadra nga ‘Anfield’ do të dëgjojë të gjitha ofertat që vijnë për 31 vjeçarin, nëse ai nuk ia del që të rifitojë pozitën e tij startuese në formacionin e Jurgen Klopp.

Lallana nuk ka startuar për Liverpool në Premierligë këtë sezon, me vetëm tri paraqitje u zëvendësues.

Lojtari pëlqehet shumë nga Klopp, por lëndimet i kanë pamundësuar lojtarit që të jap maksimumin e tij, duke ngritur dyshime mbi aftësitë e tij. /Lajmi.net/