Liverpool shtyp fanellat e Balotellit

Liverpool përgatitet të zyrtarizojë transferimin e sulmuesit Mario Balotelli nga Milan. Ndërsa, në dyqanet zyrtare të klubit ka filluar të shtypet fanella e Reds me emrin dhe numrin 45 të Balotellit.

Sport

22/08/2014 09:16

Pas largimit të Luis Suarezit në Barcelonë gjatë verës, Liverpool ka qenë në kërkim të një sulmuesi kualitativ dhe tani duket se do të zyrtarizojë angazhimin e Mario Balotellit.

Reds kanë arritur marrëveshje me Milanin me vlerë prej 16 milionë funte.

Por, ende para se ylli italian të prezantohet në Anfield, në Twitter është publikuar një fotografi ku dyqani zyrtar i klubit ka filluar të shtyp fanellat me emrin e Balotellit dhe numrin e tij të zakonshëm, mjaft karakteristik, 45.

Po ashtu, ka edhe tifozë të Liverpoolit që menjëherë janë përkujdesur që në fanellën e tyre të shtypin emrin e Balotellit, dhe ju sjellim një rast të tillë.