Liverpool shkatërron Evertonin

Liverpool fitoi derbin e Merseyside duke mposhtur rivalin e qytetit Everton me rezultat të thellë 4:0. Kapiteni Steven Gerrard shënoi me kokë në minutën e 21’të duke kaluar Reds në epërsi, kurse sulmuesi Daniel Sturridge realizoi dy gola të shpejtë në minutat 33 dhe 35 pë avantazhin e konsiderueshëm të vendasve para përfundimit të pjesës…

Sport

28/01/2014 21:59

Liverpool fitoi derbin e Merseyside duke mposhtur rivalin e qytetit Everton me rezultat të thellë 4:0.

Kapiteni Steven Gerrard shënoi me kokë në minutën e 21’të duke kaluar Reds në epërsi, kurse sulmuesi Daniel Sturridge realizoi dy gola të shpejtë në minutat 33 dhe 35 pë avantazhin e konsiderueshëm të vendasve para përfundimit të pjesës së parë.

Në listën e golashënuesve emrin e shkroi edhe sulmuesi tjetër Luis Suarez i cili shënoi për 4:0 pas 50 minutash lojë.

Kurse, rezultati përfundimtar ka mundur të jetë edhe më i keq për Evertonin, por Sturridge humbi një penallti – për të kompletuar het-trikun e tij – në minutën e 55’të duke e dërguar topin jashtë portës.

Por, Liverpool e shënoi fitoren e thellë e cila e ngjit në kuotën e 46 pikëve në pozitën e katërt.