Liverpool shfaq interesim për Benzeman

Gjiganti anglez ka shfaqur interesim për futbollistin e Real Madridit.

Sport

03/12/2021 09:16

Karim Benzema është duke shkëlqyer edhe këtë edicion në fanellën e Real Madridit, duke bërë që shumë skuadra të duan transferimin e tij, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘El Nacional’, skuadra e Liverpoolit është duke monitoruar nga afër situatën e Benzemas, dhe janë të interesuar për transferimin e tij në fund të edicionit.

Thuhet se Benzema mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” në rast se Kylian Mbappe transferohet verën e ardhshme.

“The Reds” duan ta shfrytëzojnë këtë situatë, dhe të sjellin në radhët e tyre yllin francez.

33-vjeçari, këtë edicion ka shënuar 17 gola e tetë asistime në 19 paraqitje me ‘Madrilenët’. /Lajmi.net/