Liverpool pranë transferimit befasues nga La Liga

Edhe pse futbolli ka qenë i paralizuar për shkak të pandemisë COVID-19, spekulimet në lidhje me afatin tjetër të transferimeve po vazhdojnë me Liverpoolin që tregon një interes për qendërmbrojtësin e Seville Diego Carlos.

Sport

07/04/2020 15:30

Jurgen Klopp ka shprehur dëshirën e tij për t’i gjetur Virgil van Dijk një partner të fortë në zemër të mbrojtjes së Liverpoolit, pavarësisht se tashmë ka Joe Gomez, Joel Matip dhe Dejan Lovren, transmeton lajmi.net.

“Ishte e qartë për mua se ardhja në Sevilla ishte një hap i madh në karrierën time pasi është një klub i madh, dhe nëse një ditë largohem, do të jetë vetëm për një nga ekipet më të mira në botë”, tha Diego Carlos.

Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madrid thuhet gjithashtu se shikojnë nga afër situatën e 27-vjeçarit nga Brazili. /Lajmi.net/