Liverpool po e vëzhgon sulmuesin nga La Liga

Liverpool është duke shikuar për një tjetër lojtar në fazën e sulmit, dhe sytë ka kthyer kah La Liga.

Sport

03/03/2019 15:15

Maxi Gomez i cili paraqitet me skuadrën e Celta Vigo duket se është i preferuari i ‘The Reds’.

Ky rekomandim ka ardhur edhe nga ish ylli i skuadrës, Luis Suarez, dhe Liverpool janë të gatshëm të ofrojnë rreth 40 milionë euro, shkruan ‘The Sun’ transmeton lajmi.net.

Ylli i Celta Vigos është gjithashtu edhe në radarin e Chelsea, të cilët mund të luftojnë me skuadrën nga ‘Anfield’.

Reprezentuesi i Uruguait ka luajtur krahas Suarez, dhe ky i fundit e ka vlerësuar lart lojtarin, duke propozuar një kalim tek një skuadër më e madhe evropiane.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra që do të arrijë të sigurojë shërbimet e Maxi për sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/