Liverpool përgatit paradën e titullit

Liverpool është shumë i sigurt se do të fitojë titullin e kampionit në Premierligë, dhe tashmë ka filluar të kërkojë kujdestarë për paradën e triumfit, në Merseyside më 12 maj.

Sport

30/04/2014 17:01

Liverpool është aq i sigurt se do të fitojë titullin e kampionit në Premierligë këtë sezon, sa që ka filluar të përgatit paradën e triumfit.

Kandidatura e Reds u zbeh pas humbjes nga Chelsea në Anfield të dielën, por Brendan Rodgers ende beson se ekipi i tij mund të shpallet kampion në fund të sezonit.

Besimi i menaxherit duket se mbizotëron edhe brenda klubit, e që konfirmohet nga publikimi i një aplikacioni për kujdestarë, në angazhimin e tyre në paradën e titullit në rrugët e Liverpoolit.

Aplikacioni i publikuar në uebfaqen e Blue Arrow, që duket se është postuar nga zyrtarë të Liverpoolit, me paradën e caktuar në Merseyside më 12 maj.

Krejt kjo ka ndodhur vetëm disa ditë pas publikimit të lajmit se kanë filluar të shiten fanella me mbishkrimin: “Liverpool, kampion i Premierligës 20013-14”.