Liverpool mund të transferojë Coutinhon, për këtë arsye

Liverpool është lidhur me një rikthim të Philippe Coutinhos në ‘Anfield Road’.

Sport

17/07/2019 17:03

Jurgen Klopp duhet të ri nënshkruajë me ish mesfushorin, Philippe Coutinho,  sepse ai mund të bëjë dallimin në garën për titull.

Ky është mendim i ish yllit të Liverpool, Steve Nicol, i cili shton se skuadra nga Anfield ka nevojë për të shtuar në skuadër një tjetër golashënues.

Coutinho ka qenë lojtari më i mirë i Liverpoolit kur ai u largua drejt Barcelonës në janar të vitit 2018.

“Një nga arsyet pse unë mendoj se City e bëri mundi Liverpoolin vitin e kaluar, ishte shkaku u numrit më të madh të golave të shënuara. Andaj, nëse transferohet një golashënues si Coutinho, ai mund të sjellë ndryshim në këtë pikë”, ka deklaruar Nicol./Lajmi.net/