Liverpool mund të fitojë titullin e shumëpritur në ‘Anfield Road’

Liverpool do të ketë mundësinë të fitojë titullin e Premierligë në ‘Anfield Road’.

Sport

06/06/2020 09:59

Muajin e kaluar është raportuar se policia kishte ngritur dyshime në lidhje me ndeshjet e Liverpool si vendas tek ndeshjet vendimtare për titull, ku kishte frikë se ekziston rreziku i përhapjes potenciale të COVID-19 mes tifozëve që mund të mblidhen jashtë Anfield.

Me gjithë këto shqetësime, ata kishin propozuar që ndeshjet të luhen në stadiume neutrale, por ‘The Sun’ pretendon se skuadra e Jurgen Klopp do të jetë në gjendje të presë në ‘Anfield Road’ skuadrën e Crystal Palace më 24 qershor, me mundësinë e artë për të fituar titullin e Premierligës.

Liverpool kryeson me 25 pikë para Manchester Cityt, dhe ka nevojë për vetëm gjashtë pikë për t’u kurorëzuar me titullin e kampionit.

Por ‘The Reds’ titullin mund ta fitojë që në ndeshjen e parë në udhëtim kundër Evertonit, nëse Arsenal arrin të mposht Manchester Cityn në ‘Etihad Stadium’./Lajmi.net/