Liverpool mund ta lëshojë përsëri titullin, kjo është statistika që shqetëson tifozët e ‘The Reds’

Liverpool ka luajtur një nga sezonet më të mira viteve të fundit, por ka mundësi që as ky sezon të mos shpërblehet me titullin e kampionit.

Sport

10/03/2019 12:49

Lojtarët e Jurgen Klopp kanë qenë në krye të tabelës për një kohë të gjatë, por pas dy gabimeve radhazi, ishte skuadra e Manchester City ajo që parakaloi.

Liverpool e nisi për mrekulli sezonin, ku në 20 ndeshjet e para dështoi të fitonte vetëm tri herë.

Por, në vitin e ri kalendarik, 2019, gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për skuadrën nga ‘Anfield’, pasi ata kanë dështuar të fitojnë në pesë nga nëntë ndeshje këtë vit, transmeton lajmi.net.

Liverpool sot do të ketë mundësinë që të afrohet në vetëm një pikë me Manchester City, nëse shënon fitore ndaj Burnley, që nuk pritet të jetë problem i madh. /Lajmi.net/