Liverpool mëson kundërshtarët për Kupën e Botës për Klube

Liverpool do të udhëtojë drejt Katarit, gjatë muajit dhjetor, për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube.

Sport

16/09/2019 14:44

‘Reds’ kanë mësuar kundërshtarët e tyre, me rastin e hedhjes së shortit në Zurich.

Shorti ka parë Liverpool ose kundër skuadrës së Al – Sadd, Hienghene Sport ose Monterrey, përcjell lajmi.net.

Liverpool ka siguruar pjesëmarrjen në këto finale fal triumfit në Ligën e Kampionëve, ku në finale fitonte kundër Tottenham Hotspur.

Turneu fillon më 11 dhjetor dhe zgjat deri më 22 dhjetor. Liverpool luan së paku dy ndeshje. /Lajmi.net/