Liverpool mbetet pa mesfushorin kryesor në pjesën më të keqe të sezonit
Ju desh pak kohë për t’u ambientuar te Liverpool, por sot Fabionho është lojtari kyç në mesfushën e kampionëve të Evropës.
Lajme
Te Liverpool tani kanë frikë se do të humbasin Fabinhon në një pjesë shumë të rëndësishme të sezonit.
Braziliani u detyrua të linte fushën në pjesën e parë të ndeshjes Liverpool – Napoli.
“Dy gjërat e fundit që donim të na ndodhnin ishin ti dhuronim epërsinë Napolit dhe të humbnim Fabinhon”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.
“Unë nuk e di saktësisht se sa do të mungojë, por ai është i dëmtuar dhe kjo është një shenjë e keqe”.
Raportohet se Fabinho do të mungojë nga katër deri në gjashtë javë./Lajmi.net/