Liverpool-Man City, vendos titullin

Bastorja më e madhe në Britani beson se fituesi i ballafaqimit mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt të dielën në Anfield do të jetë kampion i ri i Premierligës. William Hill ka dhënë koeficientin më të vogël për t’u shpallur kampion për fituesin e ballafaqimit të nesërm. “Ky duel konsiderohet si vendimtar për titull dhe koeficienti…

Sport

12/04/2014 16:42

Bastorja më e madhe në Britani beson se fituesi i ballafaqimit mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt të dielën në Anfield do të jetë kampion i ri i Premierligës.

William Hill ka dhënë koeficientin më të vogël për t’u shpallur kampion për fituesin e ballafaqimit të nesërm.

“Ky duel konsiderohet si vendimtar për titull dhe koeficienti sugjeron se do të jetë kështu”, deklaroi zëdhënësi i William Hill, Rupert Adams.

“Kush do që fiton këtë ndeshje do të jetë favorit absolut për titull”.

Javën e kaluar, pas fitores 2:1 ndaj West Hamit ku Steven Gerrard shënoi dy penallti, Liverpool arriti fitoren e nëntë të njëpasnjëshme dhe u ngrit në kuotën e 74 pikëve nga 33 ndeshje. Pesë fitore nga pesë duelet e mbetura do t’ua sigurojnë kurorën e parë të kampionit nga viti 1990.