Liverpool largon ‘dështakët’

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers do t’i largojë futbollistët që dhanë pak kontribut në skuadër gjatë sezonit të sapo përfunduar. Ai kërkon përforcime për Ligën e Kampionëve.

Sport

15/05/2014 11:33

Zhvillimi i Liverpoolit dhe përfundimi në pozitën e dytë në Premierligë nuk do ta pengojë menaxherin Brendan Rodgers nga spastrimi i ekipit gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai planifikon të largojë dyshen Iago Aspas dhe Luis Alberto, vetëm 12 muaj pas ardhjes në Anfield. Por, rrezikojnë të largohen edhe disa futbollistë të tjerë që nuk kanë dhënë kontributin e pritur në edicionin e sapo përfunduar, raporton The Guardian.

Rodgers dëshiron të përforcojë skuadrën e tij për edicionin e ardhshëm kur do të luajnë edhe në Ligën e Kampionëve, dhe do të konsiderojë ofertat për futbollistët më pak të aktivizuar në vitin e fundit.

Dështimi i Liverpoolit për të sjellë përforcime në verën e vitit të kaluar bëri që Reds të ngushëllohem me blerjen e Aspas, Alberto dhe Kolo Toure.

Qendërmbrojtësi Tiago Ilori po ashtu do të largohet, edhe pse në një tjetër formë huazimi pas aventurës te Granada, nga janari.