Liverpool kualifikohet në gjysmëfinale pas barazimit 3-3 me Benfican
Liverpool është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League pas barazimit 3-3 ndaj Benficas.

Sport
Përkundër që po avanconin 3-1 me dy gola të Firminos dhe një të Konates, mysafirët luftuan deri në fund për ta barazuar rezultatin.
Yaremchuk dhe Nunez dhanë impulse mosdorëzimi duke barazuar gjithçka me golat e tyre, por rezultati i përgjithshëm thoshte diçka tjetër: 6-4 për “Të Kuqtë” që do ta gjejnë Villarealin e Unai Emery.
Bashkë me “Të Kuqtë” në raundin tjetër kaloi edhe Manchester City që e eliminoi Atletico Madridin. /Lajmi.net/