Liverpool kontakton Real Madridin – Plane për ‘tandemin’ Van Dijk – Ramos

Raportohet se Liverpool kanë kontaktuar me Real Madrid rreth një nënshkrimi të mundshëm me Sergio Ramos.

Sport

24/05/2019 17:30

Pas shërbimit 14 vjeçar që bëri në ‘Santiago Bernabeu’, sot në mediet spanjolle është raportuar se lojtari do të largohet nga Madridi.

Ramos ka ndihmuar ‘Los Blancos’ në fitimin e 20 titujve, duke përfshirë katër La Liga dhe katër Liga të Kampionëve.

Por, duket se lojtari po përgatitet për një aventurë të re në karrierën e tij, duke kërkuar largimin nga Real Madrid.

Mediet britanike raportojnë se është skuadra e Liverpool ajo që ka bërë kontaktet e para për Ramos, transmeton lajmi.net.

Liverpool ka pasur një prej mbrojtjeve më të mira në Evropë këtë edicion, dhe afrimi i Ramos do ta përmirësonte akoma më shumë mbrojtjen e ‘The Reds’.

Sigurisht, me tandemin e përbërë nga Sergio Ramos dhe Virgil van Dijk, do të krijohej një ‘muri’ para Alisson Becker. /Lajmi.net/