Liverpool kërkon talentin e Barcelonës

Liverpool rrezikon të hidhërojë Barcelonën me përpjekjet për transferimin e një prej talentëve më të mëdhenj tek skuadra e të rinjve e gjigantit katalan. Sulmuesi i Koresë së Jugut, Seung Woo Lee konsiderohet si një prej shpresave më të mëdha në akademinë e Barcelonës, por Reds shpresojnë ta bindin të shkëmben Kataloninë për Merseyside, në…

Sport

22/03/2014 11:25

Liverpool rrezikon të hidhërojë Barcelonën me përpjekjet për transferimin e një prej talentëve më të mëdhenj tek skuadra e të rinjve e gjigantit katalan.

Sulmuesi i Koresë së Jugut, Seung Woo Lee konsiderohet si një prej shpresave më të mëdha në akademinë e Barcelonës, por Reds shpresojnë ta bindin të shkëmben Kataloninë për Merseyside, në ditët në vazhdim, raporton Metro.

Lee është aktualisht në bisedime me Barcelonën rreth kontratës së re, por edhe pse negociatat janë duke shkuar mirë, Liverpool beson se mund ta bind të transferohet në Angli.

Liverpool ka transferuar talentë të tjerë të Barcelonës në të kaluarën që ka bërë që gjiganti katalan të ankohet për “vjedhjen” e yjeve të rinj nëpërmjet ofertave më të mira financiare.

Liverpool është i gatshëm t’i ofrojë sulmuesit një pagë më të mirë se ajo që ka në Barcelonë dhe bursë dyvjeçare për shkollim, deri në ditëlindjen e tij të 16’të kur do të mund të nënshkruante kontratë profesionale.