Liverpool ka alternativën për Werner, kthen vëmendjen kah Adama Traore
Liverpool duket se ka humbur garën për Timo Werner.

Sport
Ditëve të fundit është raportuar se Timo Werner, objektivi kryesor i Liverpool për merkaton, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Chelsea.
Liverpool nuk ka qëndruar duarkryq dhe tashmë ka gati alternativën për gjermanin.
Sipas raportimeve të ‘Mirror’, Liverpool kanë kthyer vëmendjen kah ylli i Wolverhampton, Adama Traore, transmeton lajmi.net.
Traore ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij fenomenale këtë sezon. Për lojtarin interesim ka edhe nga Manchester City.
Nuk dihet akoma se sa është shuma që Wolverhampton kërkon për kartonin e Adama Traore. /Lajmi.net/