Liverpool interesohet për yllin që e kërkon Arsenali

Liverpool është duke vëzhguar situatën e yllit të Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria.

Sport

07/12/2021 16:28

Zvicerani ka impresionuar në Bundesliga, me “Fussball Transfers” që zbulon se Arsenal gjithashtu është në pozitë të ofertë në garë për shërbimet e mesfushorit, transmeton lajmi.net.

“Topçinjtë” duan të kompletojë transferimin e Zakaria, pasi Thomas Partey nuk ka gjetur formën më të mirë, derisa Granit Xhaka dhe Mohamed Elneny kanë pësuar lëndime të shpeshta.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano zbulon se Liverpool ka pyetur për mesfushorin, derisa interesim kanë edhe dy gjigantët e tjerë evropianë, si Juventus dhe Barcelona.

“Denis Zakaria ka pasur oferta të shumta javët e fundit, që i skadon kontrata në vitin 2022. Ai së fundmi ka ndryshuar agjent, Bayern i është bashkuar garës dhe Liverpool gjithashtu ka pyetur për informata. Juventus dhe Barcelona kanë interesim”, shkroi ai.

Ndërkohë, është raportuar se Zakaria ‘ëndërron’ të luajë në “Anfield”./Lajmi.net