Liverpool i falet Salah, merr fitore të vështirë kundër Watford

Liverpool ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme duke e mposhtur Watfordin 2:0 në ‘Anfield Road’, në ndeshjen e javës së 17-të në Premierligë.

Sport

14/12/2019 15:23

Liderët e Premierligës hasën në shumë vështirësi përballë Watford, që në këtë ndeshje hyri me trajner të ri.

Mohamed Salah ishte heroi i Liverpool, që shënoi të dy golat.

Egjiptiani në minutën e 38’, shënoi për 1:0.

Për t’u vulosur fitorja, u desh të pritej në minutën e 90’, kur Salah shënoi për 2:0, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore, Liverpool numëron 49 pikë, dhe pas 17 ndeshjeve ka arritur 16 fitore, dhe vetëm një barazim./Lajmi.net/