Liverpool i bën favor Man Cityt, gabon në udhëtim me West Ham

Gara për titullin e Premierligës është vënë ‘në flakë’ pas ndeshjes së sotshme të Liverpool.

Sport

04/02/2019 22:49

Liverpool kanë luajtur baras 1:1 në udhëtim kundër West Ham, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të të Premierligës.

Ishin mysafirët që kaluan në epërsi të parët, pas golit të realizuar nga Sadio Mane, në minutën  e 22’, shkruan lajmi.net.

Reagimi ishte i shpejtë nga West Ham, të cilët menjëherë pas gjashtë minutave shënuan me anë të Michail Antonio.

Liverpool provuan deri në fund për golin e dytë dhe të fitores, megjithatë vendasit ishin solid, dhe arritën që të marrin një pikë të ‘artë’.

Me këtë barazim, diferenca mes Liverpool dhe Manchester City ngushtohet në vetëm tri pikë, me “The Reds” si liderët e ligës. /Lajmi.net/