Liverpool humb mbrojtësin e njohur për pjesën e mbetur të sezonit

Mbrojtësi Joel Matip nuk do të mund të ndihmojë Liverpoolin për pjesën tjetër të sezonit shkaku i lëndimi të pësuar kundër Everton.

Sport

30/06/2020 17:51

Matip kishte pësuar një lëndim në ndeshjen që përfundoi 0-0 në ‘Goodison Park’, dhe nuk ishte i ftuar nga Klopp në fitoren 4:0 kundër Crystal Palace, para se Chelsea të fitonte ndaj Manchester Cityt, për t’u siguruar të kuqve titullin e kampionit.

Matip nuk do të paraqitet në asnjë nga ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, përcjell lajmi.net.

“Këtë sezon unë nuk do të rikthehem në fushë, por për sezonin tjetër, shpresoj të jem një ndihmë e drejtpërdrejtë e skuadrës”.

Ndeshja e radhës e Liverpool këtë sezon do të jetë ajo kundër Manchester Cityt në ‘Etihad Stadium’./Lajmi.net/