Liverpool fiton derbin kundër Evertonit, Man City triumfon ndaj Aston Villas

Sonte janë luajtur disa ndeshje interesante në Premier Ligë.

Sport

01/12/2021 23:09

Skuadra e Liverpoolit ka arritur të mposht Evertonin me rezultat 1-4, shkruan lajmi.net.

Jordan Henderson ishte ai që zhbllokoi ndeshjen me golin e realizuar në min e 9′.

Pak minuta më vonë, Mohamed Salah dyfishoi epërsinë me golin e realizuar në min e 19′.

Rezultatin e pjesës së parë 1-2 e vulosi Demarai Gray me golin e shënuar në min e 38′.

Mysafirët ishin më të mirë edhe në pjesën e dytë dhe arritën të shënojnë edhe dy herë tjera.

Mohamed Salah në min e 65′ shënoi golin e dytë personal për rezultatin 1-3.

Kurse për rezultatin përfundimtarë 1-4 u përkujdes Diogo Jota me golin e shënuar në min e 79′.

Liverpool tani ka 31 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Evertoni mbetet në pozitën e 14-të me 15 pikë.

Në anën tjetër, Man City ka mposhtur Aston Villan 1-2.

Ruben Dias dhe Bernardo Silva shënuan për Cityn, ndërsa Ollie Watkins realizoi golin e vetëm për vendasit,

Me këtë fitore City ruan vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Aston Villa mbetet në vendin e 13-të me 16 pikë. /Lajmi.net/