Liverpool falënderon Shaqirin me një video të bukur
Liverpool para disa minutave publikoi komunikatë për largimin e Xherdan Shaqirit.
Sport
Shqiptari do t’i bashkohet Lyon, me të cilët ka arritur marrëveshje trevjeçare, shkruan lajmi.net.
Pas tre viteve në “Anfield”, Shaqiri kalon në Ligue 1 ku do të këtë më shumë minuta.
Liverpool ka publikuar një video një minutëshe me golat e Shaqirit duke e falënderuar për kontributin e dhënë.
“Faleminderit për kujtimet si bos, Shaq”, shkroi klubi.
Thank you for the boss memories, Shaq ❤️ pic.twitter.com/xMisEjYyXJ
— Liverpool FC (@LFC) August 23, 2021
Ndërkohë, Liverpool do fitojë 12 milionë euro nga sulmuesi me prejardhje nga Gjilani./Lajmi.net/