Liverpool e kërkon Dembelen, Barca ia tregon çmimin

Portali anglez ‘TEAMTalk’ ka publikuar një lajm për interesimin e Liverpoolit për yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

Sport

18/06/2019 18:34

Reprezentuesi francez është në listën e lojtarëve që mund të largohet nga Barcelona këtë verë, për mungesë të minutave.

Në mesin e skuadrave të interesuara për Dembele, është edhe Liverpool.

Por, për të blerë të blerë kartonin e Demebel, Liverpool duhet t’i paguajë Barcelonës së paku 105 milionë euro.

Dembele në verën e vitit 2017 u transferua te Barcelona nga Borussia Dortmund për 120 milionë euro./Lajmi.net/