Liverpool e do Reusin

Liverpool është i gatshëm të shfrytëzojë krizën e Borussia Dortmundit për t’i shtuar përpjekjet për transferimin e yllit të skuadrës gjermane, Marco Reus.

Sport

30/10/2014 09:26

Kriza e rezultateve që e ka goditur Borussia Dortmundin, ka shtuar spekulimet rreth largimit të yllit Marco Reus.

Sipas tabloidit britanik “Mirror”, Reds janë të gatshëm të shfrytëzojnë krizën e ekipit të trajnerit Jurgen Klopp për të intensifikuar përpjekjet për transferimin e yllit gjerman.

Reus kërkohet edhe nga Manchester City dhe Real Madrid por ende nuk e ka vazhduar kontratën e tij që është e paraparë të skadojë në verën e vitit 2016.