Liverpool do të vendos rekord të madh, nëse mposht Man Unitedin

Liverpool do të kërkojë të fitojë derbin kundër Manchester United këtë fundjavë në Premierligë, për të vendosur një rekord të ri.

Sport

17/10/2019 17:38

‘The Reds’ kanë një ecuri fantastike këtë sezon në Premierligë, duke shënuar tetë fitore në po kaq ndeshje.

Nëse skuadra e Klopp të dielën pasdite fiton në ‘Old Trafford’ kundër Manchester United, do të barazonte rekordin e Manchester City, për më shumë fitore radhazi në histori të Premierligës, gjithsejtë, 18.

Këtë rekord, Manchester City e kishte vendosur në vitin 2017, dhe do të shpresojë që rivalët e qytetit, të ndalin Liverpoolin, së pari për të ngushtuar diferencën e pikëve në tabelë, dhe së fundi për të mos lejuar arritjen e rekordit të tyre.

18 fitore radhazi, do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për kampionët e Evropës./Lajmi.net/