Liverpool do të përforcohet
Brendan Rodgers ka bërë të ditur se synon të sjellë futbollistë në janar, që mund të vijnë dhe menjëherë të përmirësojnë ekipin e Liverpoolit. Reds kanë filluar mbarë sezonin dhe Rodgers është i kënaqur me opsionet që ka në dispozicion, por ai beson se skuadra e tij ende ka nevojë për përforcime. Menaxheri ka identifikuar…

Sport
Brendan Rodgers ka bërë të ditur se synon të sjellë futbollistë në janar, që mund të vijnë dhe menjëherë të përmirësojnë ekipin e Liverpoolit.
Reds kanë filluar mbarë sezonin dhe Rodgers është i kënaqur me opsionet që ka në dispozicion, por ai beson se skuadra e tij ende ka nevojë për përforcime.
Menaxheri ka identifikuar fushat ku ndjenë se ka nevojë për investime dhe është i bindur se skuadra e tij mund të luftojë për kreun e tabelës në Premierligë.
“Ne duhet të sjellim futbollistë në ekip”, deklaroi Rodgers për uebfaqen zyrtare të Liverpoolit.
“Ne kemi skuadër e cila nuk ka mbulesë të mjaftueshme por në të ardhmen mendojmë të sjellim futbollistë që vijnë dhe menjëherë e përmirësojnë ekipin tonë. E kemi bërë këtë vitin e kaluar dhe mund të përfitojmë sërish nga mundësia që sjell janari”, u shpreh ai.