Liverpool, Bayern, Juventus e Inter e duan sensacionin italian

Liverpool, Bayern Munich, Juventus dhe Inter, kanë një shënjestër të përbashkët për afatin kalimtar veror.

Merkato

24/03/2019 19:14

Liverpool dhe Bayern Munich janë futur në garë për transferimin e Federico Chiesas nga Fiorentina.

Skuadra angleze dhe ajo gjermane i janë bashkuar Juventusit dhe Interit për transferimin e anësorit italian, përcjell lajmi.net.

Fiorentina është e gatshme ta shet Chiesan, por që kërkon 100 milionë euro.

Anësori italian poashtu dëshiron të luajë te një skuadër më e madhe, ndërsa Juventus aktualisht po i prinë garës. /Lajmi.net/