Liverpool – Barca? Kjo skuadër është favorite sipas Klopp

Jurgen Klopp ka deklaruar se Liverpool nuk janë favorit përballë Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

25/04/2019 18:29

Liverpool dhe Barcelona do të ballafaqohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe Jurgen Klopp i sheh rivalët si favorit në këto takime.

Kjo është hera e parë për Klopp që takohet me Barcelonën gjatë karrierës së tij.

“Unë kam luajtur kundër Real Madridit shumë herë, por kurrë në Barcelonë”, ka deklaruar Klopp, përcjell ‘lajmi.net’.

“Duhet të shohim se çfarë është e mundur, por kundër Barcelonës kurrë nuk jeni favorit”./Lajmi.net/