Liverpool, 18 milionë euro për Shaqirin

Liverpool është i gatshëm të paguajë 18 milionë euro për transferimin e mesfushorit kosovar të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

17/06/2014 19:39

Liverpool nuk e ka ndërmend t’i ndalë përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, gjiganti i Premierligës ka bërë gati një ofertë me vlerë prej 18 milionë eurosh për blerjen e yllit kosovar me nënshtetësi zvicerane.

Shaqiri pritet të largohet nga Bayern gjatë kësaj vere në kërkim të një skuadre ku mund të luajë në vazhdimësi.

Dhe, menaxheri i Reds, Brendan Rodgers e vlerëson ish yllin e Baselit dhe është i gatshëm të bëjë qmos në mënyrë që ta ketë në dispozicion në edicionin e ardhshëm.

Tani mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e gjigantit bavarez pas ofertës së re të Liverpoolit për Shaqirin.