U jepet lamtumira e fundit vëllezërve Abazi që humbën jetën nga tërmeti
Mes dhimbjesh e lotësh u është dhënë lamtumira e fundit vëllezërve, Shemsedin dhe Isa Abazi, të cilët humbën jetën nga tërmeti në Durrës.
Lajme
(E plotësuar 12:59) – Të dy vëllezërit u varrosur në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit ku të pranishëm ishin shumë qytetarë që i dhanë lamtumirën e fundit, shkruan lajmi.net.
Tërmeti i fuqishëm prej 6.4 ball që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës ishte fatal për dy vëllezërit të cilët nuk arritën t’i mbijetojnë shembjes së hotelit në të cilin gjendeshin.
Shemsedin e Isa Abazi kishin shkuar në Durrës për të punuar.
(12:39) – Nis varrimi i Shemsedin dhe Isa Abazit, viktima të tërmetit në Shqipëri
Shemsedin dhe Isa Abazi janë dy viktimat kosovare të cilët vdiqën nga tërmeti 6.2 ballësh në Durrës.
Të dy vëllezërit sot po i përcjellin për në adresën e fundit familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë.
Varrimi i të ndjerëve po bëhen në varrezat e fshatit Livoq i Epërm në komunën e Gjilanit.
Shemsedin dhe Isa Abazi ishin duke qëndruar në Durrës kur ndodhi tërmeti në Shqipëri dhe shkatërroi objektin në të cilin po qëndronin.
Trupat e pajetë të dy vëllezërve kanë arritur sot në Kosovë. /Lajmi.net/