LIVE: Tërheqja e shortit për Ligën e Kombeve

Krerët e 55 federatave evropiane të futbollit janë mbledhur në Amsterdam, aty ku do të tërhiqet shorti për sezonin e dytë të Ligës së Kombeve.

Sport

03/03/2020 17:34

Vetëm dy muaj pasi të mësojmë se kush do të trashëgoi Portugalinë në fronin e Evropës, edicioni i dytë i Ligës së Kombeve do të fillojë.

Ndeshjet e sezonit të dytë do të luhen në muajt shtator, tetor dhe nëntor. Shorti do të tërhiqet më sot (3 mars), në Amsterdam, me fillim nga ora 18:00, dhe lajmi.net, do t’iu mbajë të informuar në kohë reale.

Në sezonin e parë, Kosova ishte pjesë e Ligës D, dhe në grup kishte Azerbajxhanin, Maltën dhe San Marinon.

Me 14 pikë të fituara në gjashtë ndeshje, Kosova ka siguruar promovimin në Ligën C për sezonin e ri.

Në Ligën C, Kosova është pjesë e vazos së dytë, dhe rivalët do t’i presë nga tri vazot tjera, 1, 2 dhe 3.

Një nga kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në këtë edicion, mund të jetëe dhe Shqipëria.

Grupi më i vështirë për Kosovën: Greqi, Kosovë, Slloveni, Armeni

Grupi më i lehtë për Kosovën: Gjeorgji, Kosovë, Luksemburgu, Moldavia.

Gjitha vazot:

Këtu mund ta ndiqeni LIVE shortin e Ligës së Kombeve:

Liga A

Grupi 1: Polonia,  Bosnjë dhe Hercegovina, Italia,  Holanda.

Grupi 2: Islanda, Danimarka, Belgjika, Anglia,

Grupi 3: Kroacia, Sueda, Franca, Portugali,

Grupi 4: Gjermania, Ukrainë, Spanja, Zvicra,

Liga B

Grupi 1: Rumania, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Austria.

Grupi 2: Izraeli, Sllovakia, Skocia, Republika e Çekisë.

Grupi 3: Hungaria, Turqia, Serbia, Rusia.

Grupi 4: Bullgaria, Republika e Irlandës, Finlanda, Uellsi.

Liga C

Grupi 1: Azerbajxhan, Luksemburg, Qipro, Mali i Zi.

Grupi 2: Armenia, Estonia, Maqedonia e Veriut, Gjeorgji.

Grupi 3: Moldavia, Sllovenia, Kosova, Greqi.

Grupi 4: Kazakistani, Lituania, Bjellorusi, Shqipëri.

Liga D

Grupi 1: Malta, Letoni, Andorra, Ishujt Faroe

Grupi 2: San Marino,Lihtenshtajn, Gjibraltar