Lituania i bashkohet Kosovës
Prej ditës së nesërme, Lituania fillon me përdorimin e valutës së përbashkët evropiane (euro), duke u bërë vendi i parë baltik nga ish-republikat sovjetike që hynë në eurozonë.

Bota
Ky shtet me 3.5 milionë banorë shpreson se me këtë lëvizje do të forcojë stabiliteti financiar, me gjithë frikën për mundësinë e inflacionit në eurozonë, raporton REL.
Prej mesnatës së sotme, shtetasit e Lituanisë mund të tërheqin euro.
Presidentja e këtij vendi, Dalia Grybauskaite tha sot se hyrja në eurozonë është një hap i rëndësishëm drejt “integrimi ekonomik dhe politik me Perëndimin”.
Lituania do të jetë shteti i 19-të i Bashkimit Evropian që e bën euron valutë nacionale, ndërsa gjithsej i 21-ti, pasi euron si valutë kombëtare e kanë futur në përdorim edhe Kosova e Mali i Zi.