Listës Serbe i dështon edhe propozimi i radhës, Qeraniq merr vetëm 9 vota tri herë radhazi

Lista Serbe ka propozuar deri më tani tre kandidatë për nënkryetar të Kuvendit të Kosova nga komuniteti serb. I propozuari i parë, Slavko Simiq arriti të marrë vetëm nga 9 vota për tri herë radhazi. Njëjtë ndodhi edhe me kandidatin tjetër, Zlatan Elek. Elek mori vetëm nga 9 vota për për tri herë radhazi. Pas…

Lajme

10/10/2025 11:15

Lista Serbe ka propozuar deri më tani tre kandidatë për nënkryetar të Kuvendit të Kosova nga komuniteti serb.

I propozuari i parë, Slavko Simiq arriti të marrë vetëm nga 9 vota për tri herë radhazi.

Njëjtë ndodhi edhe me kandidatin tjetër, Zlatan Elek. Elek mori vetëm nga 9 vota për për tri herë radhazi.

Pas tij, ngjashëm ndodhi edhe me kandidaten tjetër nga radhët e serbëve, Liljana Stefanoviq, e cila për tri herë radhazi mori votat e njëjta- të pamjaftueshëm për t’u bërë nënkryetare e komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë rast Lista Serbe vendosi që të tentoj edhe me propozimin e radhës e që është Verica Qeraniq.

Qeraniq njësoj si kandidatët e propozuar më herët nga Lista Serbe mori vetëm votat e partisë së Listës Serbe, të pamjaftueshme për t’u bërë nënkryetare./Lajmi.net/